
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po flitet për rritjen e çmimeve, ka pasur sërë kritikash për Qeverinë në krye me Albin Kurtin.
Teksa po mbante fjalim, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi flet nga ulësja e tij, megjithatë nuk dëgjohet, por Abdixhiku i drejtohet kryeministrit Kurti duke i thënë “lidhe”
“Kjo qeveri e jona është e paralajmëruar. Aktivizon disa trupa të Inspektoratit, sa për të treguar forcën, bën mirë nëse janë ligjore por s’janë të mjaftueshme pa politika konkrete. Ne si LDK krizën e kemi paraparë më ndryshe. Në fillim të shkurtit kemi ngritur shqetësimet për luftën nnë Ukrainë që qeveria të sigurojë të gjitha format e mundshme për rezerva”, tha Abdixhiku, derisa në këtë moment ndërhyn Bislimi.
Abdixhiku: Kryeministër të lutem lidhe zëvendëskryeministrin, trego respekt minimal në fjalim. Mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë në mikrofon.
Lidhe.
Kryekuvendari Glauk Konjufca: Të lutem z.Abdixhiku respekt ndaj kabinetit qeveritar. Shembullin e tolerancës duhet ta japë individi vet fillimisht.
Abdixhiku: Faleminderit, ta kthejmë diskutimin e çështjeve më të rëndësishme. Kemi problem më bazik. Tregoni respekt minimal.







