KOSOVËLAJME

Abdixhiku nga Suhareka godet Kurtin: Nuk është patriotizëm me të ikë 50 mijë njerëz nga Kosova

Kryetari i LDK-së,  Lumir Abdixhiku, në një tubim me qytetarët në Suharekë ka shprehur pakënaqësi ndaj punës së Qeverisë Kurti.

Sipas tij, është dorëzim me “ja dhanë Amerikën Serbisë” dhe me i lënë qytetarët pa shkolla e spitale.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Patriotizëm më të madh se me mujtë Serbinë me njerëz duke nejt në Kosovë nuk ka, patriotizëm e mujta Serbinë duke të ikë ka 50 mijë njerëz prej Kosovës nuk është. Me ja dhanë Amerikën Serbisë nuk është patriotizëm duke lënë njerëz pa shkolla e spitale, është dorëzim”, tha Abdixhiku.

“Patriotizëm është me konë i fortë politikisht, ekonomikisht”, shprehat ai.