Active 2
KOSOVËLAJME

Aderimi i pritur: Pas Viktor Buzhalës edhe një analist pro pushtetit hyn në GUXO: Blerim Gashi pritet nga Donika Gervalla dhe Faton Peci

Analisti politik Blerim Gashi i është bashkuar sot subjektit politik GUXO. Ai u prit nga dy bashkëkryetarët e këtij subjekti, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Me këtë hap, Gashi i bashkohet listës së koalicionit Vetëvendosje – GUXO – Alternativa – PShDK për zgjedhjet e ardhshme.

Premium Store

Blerim Gashi njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të qeverisë së Albin Kurtit gjatë paraqitjeve të tij nëpër studio televizive, ku është prezantuar si analist i pavarur.

Dukato 1