Adriatik Kelmendi ‘kapet keq’ me Shkëlzen Gashin: Shkëlzenit i rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve…

Gazetari, Adriatik Kelmendi është përplasur sonte me analistin Shkëlzen Gashi, i cili është prezent si opinionist në studion e Rubikon në çdo emision.
Gashi ka akuzuar portalin Klan Kosova për mos profesionalizëm lidhur me një lajmë të publikuar nga ta.
Ndërsa i shpejtë ka qenë reagimi i Kelmendit, i cili ka thënë se i punësuari po mundohet ta zërë ngushtë pundhënësin me pretendime të pavërteta, dhe më tej i ka kërkuar të kontrollohet tek mjeku i syve.
“Situatë e çuditshme kjo kur i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin, duke bërë pretendime te pavërteta. Të dyja lajmet janë botuar në portalin e Klan Kosovës. Shkëlzenit i rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve…”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.








