
Nga data 15 nëntor, hyn në fuqi obligimi ligjor për përdorimin e gomave dimërore ose pajisjeve të tjera përcjellëse gjatë qarkullimit nëpër rrugët e Kosovës.
Sot jemi më 13 nëntor, që nënkupton se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë që qytetarët t’i përshtatin veturat për sezonin e ftohtë.
Sipas rregullores, të gjitha automjetet duhet të jenë të pajisura me:
• Goma dimri në të katër rrotat, ose
• Goma verore me thellësi shenje mbi 4 mm + zinxhirë të gatshëm për përdorim në kushte të bora e ngricave.
Ky obligim vlejnë deri më 15 mars, ndërsa mosrespektimi mund të sjellë gjoba dhe ndalesa në qarkullim, varësisht nga kushtet atmosferike.
Autoritetet u bëjnë apel shoferëve që të mos presin ditën e fundit, pasi serviset zakonisht ngarkohen, ndërsa moti i ftohtë mund të shfaqet papritur në zonat malore.







