LAJME

Afati po shteron/ A do të ndodh betimi i kryetarëve shqiptarë në Veri?

Komunat veriore, të populluara kryesisht me serbë, u bënë më 23 prill me kryetarë shqiptarë.

Këta të fundit nuk e kanë bërë akoma betimin, teksa kanë afat vetëm deri më 28 maj.

Aurora Group

Detajet për datën dhe vendin e ceremonisë pritet të zbardhen brenda kësaj jave.

Kështu tha për Front Online, Izmir Zeqiri, kryetar i sapozgjedhur në Zubin Potok.

“Nuk ka risi. Jemi në komunikim. Këtë javë do t`i zbardhim të gjitha detajet rreth betimit. Jemi në konsultime me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe organet e rendit”, deklaroi Zeqiri për Front Online.

Të njëjtën e thotë edhe homologu i tij nga Zveçani, Ilir Peci.

“Besoj që këtë javë na jep përgjigje Qeveria. Jemi në pritje”, potencoi Peci.

Bashkimi Evropian ka kërkuar të mos ndodh betimi, por djegia e mandateve të kryetarëve shqiptarë që dolën nga këto zgjedhje.

Nga Unioni nuk i kanë dhënë të hënën më shumë detaje portalit rreth kërkesës së tyre.

Kryetarët shqiptarë “veriorë” thonë se nuk zmbrapsen pa “aminin” e Qeverisë.

“Shiko nuk varet nga ne, por prej qeverisë. Ne jemi te gatshëm, si me i djeg mandatet, sikur me ia fillu punës nëse betohemi”, u shpreh për “Front Online” Peci, kryetar i Zveçanit.

“Nuk i djegim mandatet. Të shohim, jemi në koordinim me ministrinë, Qeverinë, varet nga to. Deri tash ekzekutivi nuk na ka thënë kurgjo”, potencoi Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se asnjë propozim nuk mund të jepet për ndryshimin e afateve ligjore që janë të përcaktuara me Kushtetutë e ligj.

Të qëlluar këtë qëndrim po e sheh politologu, Fidan Ukaj.

“Asesi nuk duhet të digjen mandatet e kryetarëve të zgjedhur në veri. Këto zgjedhje nuk kanë pasur probleme dhe janë mbajtur në harmoni me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës. Duhet të bëhet betimi i kryetarëve”, u shpreh Ukaj.

Weelnes