Market Florenti
KOSOVË

Afër përfundimit xhamia më moderne që po ndërtohet në Kosovë

“Xhamia e re” e fshatit Gaçkë të Ferizajt do jetë një nga perlat e arkitekturës moderne islame në Kosovë, shkruan Mitropol.

Nga kompania projektuse kanë sqaruar se projekti është i koncentruar në frymën moderniste të arkitekturës duke përmbajtur ornamente dhe detaje nga bota islame.

Weelnes

Në përmbajtjen e projektit janë të projektuara një kat bodrum, përdhesa dhe kati i parë.

Në bodrum janë të projektuara hapësira për të pame, hapësira për ngrënje, kuzhina, abdes’haneja dhe tualetet për meshkuj e femra si dhe kapella dhe hapësira për pastrimin e të vdekurve.

Veç tyre në bodrum parashihet edhe bibloteka dhe leximorja, klasët e mësimit, zyre për nevojat e grave si dhe një zyre për nevojat e xhamisë.

Në katin përdhesë xhamia ka në përmbajtje parahyrjen, erëmbrojtësin (shfrytëzimi dhe si hapësirë për namaz), zyren e imamit, hapësirën e madhe për faljen e namazit, ndërsa në katin e parë do ketë vetëm hapësirën për faljen e namazit.

Imami i kësaj xhamie do jetë hoxha me nam në gjithë Kosovën, Ardian Sejdiu.

Kompania “Grainca Group” ka falenderuar çdo bamirës që ka kontribuar në ndërtimin e xhamisë së fshatit Graçkë./Mitropol/

Koha