Afera kokaina në Leposaviq: Deputeti Selmanaj me dyshime se është i përfshirë edhe Lulzim Hetemi

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar videot e publikuara, ku shihej konsumimi i kokainës në komunën e Leposaviqit.
Në Kanal10, Selmanaj ka ngritur dyshime se në këtë aferë mund të ketë qenë i përfshirë edhe kryetari Lulzim Hetemi.
“Ato qendra ishin transformu në qendra të konsumimit të kokainës dhe nuk e di nëse edhe kryetari (Leposaviqit) i ka përdorë apo jo”, ka thënë Selmanaj.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Kushtrim Sadiku se a ka dyshime se kryetari (Hetemi) të ketë përdorë substanca narkotike, deputeti Selmanaj nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Po si duket po, se me qëndruar njeri 6 muaj mbyll, nuk ka kuptim as logjik. Me këto gjëra dikush ka me qesh, kushdo që merret me këto zhvillime”, është shprehur Selmanaj.








