Market Florenti
02LAJME

Agim Bahtiri e uron gruan e tij për ditëlindje: Faleminderit që ishe pranë meje në çdo sfidë të jetës

Gruaja e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, sot feston ditëlindjen e saj, njofton Mitropol.

E për nder të kësaj, Agim Bahtiri, kryetari aktual i Mitrovicës ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për t’ia uruar ditëlindjen gruas së tij.

Premium Store

Bahtiri, e ka falënderuar të shoqen për përkrahjen dhe për qëndrimin afër tij në sfidat e ndryshme të jetës.

Postimi i plotë:

Urime ditëlindjen gruaja ime e dashur🌹❤ 🎉

Së bashku krijuam një familje të shëndosh, rritëm e shkolluam gjashtë fëmijë, të cilët tash janë të gjithë menaxherë të suksesshëm.

Faleminderit nga zemra që gjithmonë më qendrove pranë, më mbështete në çdo sfidë të jetës, edhe pse fizikisht nuk kam mundur çdo herë të jem pranë teje dhe fëmijëve për shkak të angazhime të shumta që kanë pasur gjatë gjithë karrierës time.

Të uroj edhe shumë e shumë ditëlindje të lumtura e çdo të mirë në jetë, së bashku me mua, fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Gëzuar 🥂

Koha