Medi
02LAJME

Agim Bahtiri grumbullon burrat, a po bëhet gati për rikandidim?

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbledhur sërish burrat.

Ky takim, fotografinë nga i cili Bahtiri e ka postuar në Facebook vie pas protestës së fundit që Bahtiri e organizoi në Gushavc me një numër njerëzish për ta kundërshtuar Asociacionin, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

Në takim Bahtiri duket se ka grumbulluar njerëz nga fshatrat përreth dhe qyteti, sikur të ishte tubim politik nga ku krijohet përshtypja se ai po përgatitet për rikandidim.

Bahtiri ka qenë kontraversal me deklaratat e tij politike, pasi disa herë ka deklaruar se nuk do garojë më në zgjedhje, por megjithatë ka pasur edhe deklarata ku ka thënë se do rikthehet në skenën politike.

Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara Bahtiri humbi karshi Bedri Hamzës pa balotazh./Mitropol/

Dukato 1