
Një nga kandidatët për deputet nga radhët e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është Agim Bahtiri, shkruan Mitropol.
Agim Bahtiri i cili në listë mban numrin 81, vie nga veriu i Kosovës, nga Mitrovica.
Bahtiri është kthyer nga mërgata për t’i shërbyer atdheut të tij. Në vitin 2013 ai u zgjodh kryetar komune në qytetin e Mitrovicës. Për dy mandate, ai udhëhoqi suksseshëm komunën e Mitrovicës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bahtiri mori besimin e qytetarëve dhe siguroi votat si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ai kërkon sërish votat e qytetarëve për të vazhduar kontributin e tij për vendin, edhe më tej.








