
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se komuna që ai udhëheq ka mbështetur financiarisht secilin mitrovicas që është prekur nga Covid-19 dhe që ka aplikuar për mbështetje, shkruan Mitropol.
Bahtiri ka theksuar se qysh në fillim të pandemisë është krijuar plani i veprimit dhe mbështetja në mënyrë që qytetarët ta kalojnë më lehtë situatën me virus.
Në bazë të statistikave del se komuna ka mbështetur financiarisht plotë 3339 qytetarë të prekur nga covid-19, teksa shuma totale e shpenzuar për t’i financuar këta qytetarë është 166,950 euro.
Bahtiri ndër të tjera ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat. /Mitropol/








