Aurora Group
02LAJME

Agim Bahtiri: Mitrovica ka pasur menaxhimin më të mirë në bujqësi vitet e fundit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një postimi në facebook ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes mes komunës, IADK-së dhe fermerëve mitrovicas për subvencionim në fushën e bujqësisë, shkruan Mitropol.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve komuna e Mitrovicës është komuna e cila ka pasur menaxhimin më të mirë në repartin e bujqësisë.

Medi

“Mitrovica ka pasur menaxhimin më të mirë të bujqësisë, ku kemi prirë me subvencionimin e interesit të kredive bujqësore për fermerët tanë.”, shkroi Bahtiri.

Ai theksuar se projekte të tilla dhe marrëveshjet e tilla janë katalizatori kryesorë i zhvillimit të bujqësisë në komunën që ai e drejton.

Postimi i plotë:

Me mekanizma bujqësor, pajisje për bletari, serra dhe me subvencionim financiar sot janë mbështetur 19 fermerë mitrovicas, në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të Bujqësisë”.

Ky projekt, si shumë të tjerë në bashkëpunim me IADK-në, janë katalizator të zhvillimit të bujqësisë. Mitrovica ka pasur menaxhimin më të mirë të bujqësisë, ku kemi prirë me subvencionimin e interesit të kredive bujqësore për fermerët tanë.

AB

Koha