
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një videoje në facebook ka bërë promovimin e investimeve të kryera gjatë qeverisjes së tij në fshatin Kçiq, shkruan Mitropol.
Në këtë video shihen nga afër investimet që Bahtiri ka kryer në infrastrukturën rrugore, gjë që ka ndikuar që banorët të kenë mendime pozitive për qeverisjen e Bahtirit.
Bile njëri nga banorët theksoi se Bahtirit do t’ia jepte edhe pesë mandate tjera në krye të Mitrovicës.
Në anën tjetër Bahtiri ka theksuar se në 4 vitet e ardhshme do të ketë edhe shumë projekte tjera për qytetin.
Postimi i plotë:
Kur vitet po kalojnë, shumë projekte ua lëshojnë vëmendjen projekteve tjera dhe ne ndonjëherë harrojmë sa punë kemi bërë.
Mirëpo, janë fjalët e banorëve që na tregojnë se çka kemi bërë, sikur tregon kjo video nga Kçiqi i Madh.
Shumë e shumë të tjera po vijnë…
AB +4








