
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot e ka zhvilluar një ecje së bashku me disa studentë mitrovicas pranë liqenit akumulues, shkruan Mitropol.
Bahtiri gjatë kësaj ecje ka marrë ide dhe sygjerime për projektet e ardhshme që synon t’i realizojë në qytetin e Mitrovicës.

Studentët në anën tjetër i kanë paraqitur Bahtirit idetë e tyre për Mitrovicën.

Bahtiri ka postuar në facebook disa foto ku shihet duke kaluar kohën me studentët mitrovicas.

Postimi i plotë:
Kafe, ecje e bashkëbisedim me studentët mitrovicas tek Liqeni Akumulues. Kënaqësi e madhe tek shkëmbehen plane për të ardhmen me të rinjtë me potencial të jashtëzakonshëm dhe ide kreative.
Mitrovica ka shumë pasuri, rinia është nga më të rëndësishmet!
AB








