Medi
KOSOVËLAJME

Agim Veliu reagon pas rezultateve zgjedhore: Humbjet radhazi nuk janë rastësi

 

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka reaguar pas rezultateve të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura me 28 dhjetor.

Aurora Group

Veliu ka thënë se “humbjet radhazi nuk janë rastësi”, ndërsa ka listuar edhe disa kërkesa.

Postimi i plotë:

Humbjet radhazi nuk janë rastësi. Ato janë verdikt i qartë politik.
Mosreflektimi pas tyre nuk është më gabim – është refuzim i përgjegjësisë.

Një parti që kërkon besimin e qytetarëve nuk mund të sillet sikur humbjet nuk kanë autor. Mbyllja ndaj kritikës, mungesa e analizës dhe kapja e vendimmarrjes e kanë dëmtuar rëndë partinë dhe e kanë larguar shumë nga misioni i saj.

Kërkoj publikisht dhe pa ekuivoke:

llogaridhënie politike për humbjet,
transparencë të plotë mbi vendimmarrjen, e cila mungon kohë të gjatë në LDK,
dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet!
Askush nuk është mbi partinë.
Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja.

Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Premium Store