Active 2
KOSOVËLAJME

Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh

Aleksander Vlajiq, agjent i BIA-s, e ka pranuar fajësinë për “spiunazh” dhe “armëmbajtje pa leje” të enjten në seancën gjyqësore, shkruan Mitropol.

Prokuroria ka propozuar që për vepren penale të spiunazhit, Vlajiq denohet me burgim efektiv nga 4 vjet e 6 muaj deri në 5 vjet duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim. Kurse për vepren e armëmbajtjes pa leje, është propozuar burgimi  prej 6 muajsh, me mundësi zëvendësimi me një gjobë prej 1,000 eurosh.

Active

I njëjti, i cili ishte arrestuar në qershor të vitit 2024, siç raporton Koha, nën dyshimin se kishte mbledhur dhe dërguar informacione te Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Sigurisë së Serbisë.

Vlajiq ka lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Vlajiq kishe krijuar një rrjet të të punësuarve të nacionalitetit serb, nga të cilët kishte marrë informata dhe raporte mbi punën e organizatave ndërkombëtare në Kosovë, që, sipas aktakuzës, lidheshin me apsekte politike dhe të sigurisë brenda territorit të shtetit të Kosovës.

“Në aktakuzë thuhet se ai ka incizuar fshehurazi lëvizjet e automjeteve të Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në pjesën veriore të vendit, si dhe ka mbledhur të dhëna për qytetarë serbë të dyshuar si bashkëpunëtorë të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Më tej, ai ka zbuluar identitetin e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të cilin e njihte nga periudha kur vetë kishte qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.”, shkruan Periskopi.

Me rastin e arrestimit të tij me 26 qershor 2024 në Mitrovicë, gjatë një bastisje në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë pneumatike të modelit “Cverna Zastava” dhe një sprej gaz-lotsjellës.

Koha