Aurora Group
02LAJME

Agron Zeneli nga Gjermania tregon se e kaloi sëmundjen që e solli prag vdekjes: “Beteja ime me jetën” – mesazh shprese dhe force

Agron Zeneli, biznesmeni i njohur mitrovicas, i cili po trajtohet aktualisht në Gjermani, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim të ndjerë me titull “Beteja ime me Jetën”, ku rrëfen sfidën e tij shëndetësore dhe forcën për ta përballuar me besim e mirënjohje.

Në shkrimin e tij, Zeneli thekson se sëmundja nuk ishte ndëshkim, por një thirrje për ta kuptuar jetën më thellë, për të dashur më sinqerisht dhe për të jetuar me qëllim.

Active 1

“Edhe kur gjunjët u drodhën, shpirti im qëndroi drejt”, shkruan ai, duke falënderuar familjen, miqtë dhe Zotin për mbështetjen e tyre të pandërprerë.

Në fund, Agron Zeneli shprehet se kjo betejë e ka bërë më të fortë e më falënderues ndaj jetës.

“Beteja ime nuk ishte vetëm për trupin, por për shpirtin, për dashurinë, për jetën vetë. Dhe këtë herë, unë fitoj.”/Mitropol/

Aquapark 2