Ahmet Kandemir i nervozuar me referët pas humbjes nga Trepça: Në 30 vite karrier finalja më e dobët e gjykuar

Prishtina sonte mposhti Yllin dhe mori kreun e tabelës, shkruan “Mitropol”.
E i lumtur me këtë fitore u shprehë edhe kryetrajneri turk i Prishtinës Ahmet Kandemir.
Kandemir e komentoi edhe ndeshjen kundër Trepçës dhe fajësoi referët për gjykim të dobët.
Kandemir theksoi se në 30 vite karrier në basketboll ajo ishte finalja më e dobët e gjykuar nga referët ndonjëherë.
“Referët në Kosovë duhet ta ngrisin nivelin ashtu siç e kanë ngritur klubet. Në 30 vite karrier nuk kamë parë gjykim më të dobët sesa në ndeshjen finale kundër Trepçës”.
Duhet theksuar se Kandemir ishte nervozuar tejet shumë pas humbjes që po ia shkaktonin “Minatorët”, gjë që kishte bërë që ai të përjashtohet prej ndeshjes nga referët që po gjykonin lojën. /Mitropol/








