
Ish-anëtari i VV’së, Shpend Ahmeti, pret që javën tjetër të ketë sërish rritje të çmimeve në vendin tonë. Thotë se gjithë kjo situatë s’spo diskutohet në Kuvendin e Kosovës, aty ku siç tha: “nëse flet një ministër përkrahet nga deputetët e VV’së e kundërshtohet nga opozita”.
Deklaratat Ahmeti i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.
“Realisht unë pres që javën tjetër të ketë edhe më tutje rritje të çmimeve. Kjo nuk është me bo panikë, as me shku me u thënë qytetarëve: “shkoni e blini më shumë”, por prej fillimit të luftës në Ukrainë, diku në tre javët e para ngritja e çmimit të grurit ka qenë 21 për qind, ngritja e plehrave artificial është 40 për qind, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe e plehrave janë bllokuar në Bjellorusi dhe Rusi sepse Bjellorusia është prodhuesi më i madh i plehrave, në anën tjetër Ukraina nuk dihet, Kina ka pasur vërshime dhe ka blerë një sasi shumë më të madhe që e ka prodhuar vetë prej jashtë dhe thjesht sot kemi, shkurtesë të ushqimit dhe kjo do të shkaktojë rritjen, ne po folim për naftën por këto shkojnë tu u rrit”, tha Ahmeti.








