
Dikur shërbeu si drejtoreshë në Mitrovicën Jugore ndërsa sot asambleiste e VV-së në Mitrovicën e Veriut, shkruan “Mitropol”.
Aida Ferati Doli është këshilltarja komunale që sot ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës duke futur në rend dite edhe hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Propozim i saj është votuar me “për” nga 11 asamblistë, teksa një votë kundër nga asambleisti serb i Kuvendit si dhe një abstenim.
Ferati Doli tha se është koha të lejohet qarkullimi i lirë mbi Ibër, teksa i vetmi që e kundërshtoi dhe argumentoi me të ishte asamblisti serb aty.
Dusan Milunovic, tha se vendimi është i pamenduar dhe mund të shkaktojë incidente, pasi sipas tij, po synohet “bashkimi i Mitrovicës”.







