Aurora Group
EKONOMILAJME

AKB thotë se nga 1 qershori disa biznese do të përballen me një shtrenjtim të rrymes elektrike për 250% më shumë se një vit më parë

Bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, sot kalojnë në tregun e hapur të energjisë elektrike, ndërsa për këtë kalim Aleanca Kombëtare e Bizneseve ka thënë se bizneset do të përballen me shtrenjtim të rrymes në 250% më shumë se vitin e kaluar, shkruan Mitropol.

Florenti Company

Kjo organizatë, sipas një njoftimi, kërkon anulim të vendimit të ZRrE-së për hyrjen në këtë treg ose të paktën shtyrerjen e tij për një vit, duke e nënkuptuar një periudhë tranzicioni.

TEB

“Nëse ky vendim nuk pezullohet, bizneset do të vazhdojnë kundërshtimin në të gjitha format demokratike e ligjore, përfshirë protesta të organizuara në edhe në mbarë Kosovën. Protesta nuk është zgjedhja jonë, por është bërë e pashmangshme.
Ne nuk do të heshtim përballë padrejtësisë! Do ta mbrojmë punën tonë, të ardhmen tonë dhe të drejtën për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese.”, tha ABK.

Koha