Premium Store
KOSOVËLAJME

Aksident i rëndë mes traktorit dhe veturës, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gremnik të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë Fadil Gashi ka thënë se si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona.

Weelnes

“Rreth orë 18:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori në fshatin Gremnik të Klinës. Lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim në Emergjencë në Spitalin Rajonal”, ka thënë Gashi.

Tutje ai ka shtuar se me rastin po merret hetuesia.

Weelnes