
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Lipjan, ku në përfshirjen e tri veturave në aksident janë lënduar tre persona..
Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar.
“Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lenduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka pohuar ajo.








