KFC
02KOSOVËLAJME

Aksident i rëndë në Kçiq, disa të lënduar, tri ambulanca në vendngjarje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

TEB

Aksidenti ka ndodhur në segmentin në Kçiq dhe dyshohet se nga aksidenti ku janë përfshirë tri vetura kanë pësuar lëndime disa persona.

TEB

Në vendin e ngjarjes janë tri ekipe emergjente nga QKMF e Mitrovicës për t’i trajtuar të lënduarit dhe për t’i bartur ata me autoambulancë. Veç tyre, aty ndodhen edhe ekipi i zjarrëfikësve.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipe policore.

“Mitropol” ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe do ju informoj për detajet.

TEB