Premium Store
02LAJME

Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, rrokulliset një kamion, vdes shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht afër Mazgitit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë, shoferi i kamionit i cili është rrokullisur pak minuta më parë në segmentin afër autostradës, në Mazgit.

Active

Me gjithë përpjekjet e ekipit të zjarrëfikësve e stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga vetaksidenti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e hetuesisë për të mësuar më shumë rreth rastit.

Koha