
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në segmentin mes fshati Smrekonicë e Dobërllukë, shkruan “Mitropol”.
Nga aksidenti raportohet të kenë pësuar lëndime pesë persona, tre nga ta fëmijë e dy gra. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, dy vetura dhe dhe një furgon
Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë auto-ambulanca dhe Policia e Kosovës.
Në ndihmë të lënduarëve u kanë dalur edhe qytetarë të shumtë./Mitropol/
????Mitrovica Sot







