Premium Store
02LAJME

Aksident i rëndë në Vushtrri, një person shihet i lënduar në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 18.40 në mes të një veture dhe motoçiklete afër Urës së Sitnicës, apo siç njihet ndryshe te “Bajgora Trans”.

Nga pamjet që kanë dërguar lexues shihet vetura e aksidentuar me motoçiklete, ndërsa i shtrirë në rrugë është një qytetarë, me gjasë vozitësi i motoçikletës.

Aurora Group

Sipas po të njëjtave burime tashmë i lënduari është bartur me autoambulancë, ndërkohë që ende zyrtarisht nuk dihet për shkallën e lëndimit apo shkaqet e aksidentit.

Koha