Medi
02LAJMELAJMI YT

Aksident i rëndë në Zhabar, 4 të lënduar dërgohen me ambulancë në Spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës mes dy veturave, raporton Mitropol.

Aksidenti ka ndodhur para 20 minutash teksa nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 4 persona, 2 prej cilëve ishin të rinj të moshës rreth 20 vjeçare, ndërsa 2 të tjerë persona më të moshuar, rreth 40 vjeç. Të lënduarit njoftohet se janë transportuar me ambulancë në Spitalin e qytetit.

Weelnes

Dëshmitarët theksojnë se në pamje të parë të aksidentuarit ishin mirë dhe me vetëdije, mirëpo të njejtin u dërguan për në spital.

Nga aksidenti shihet se dy veturat e involvuara kanë pësuar dëmtime të mëdha.

MITROPOL do ju mbajë të njoftuar me rrjedhën e situatës.

Weelnes