TEB
02KOSOVËLAJME

Aksident i rëndë në Zhabar: Këmbësori përfundon në QKUK, shoferi përfundon në burg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e 5 shkurtit 2025 në fshatin Zhabar të Mitrovicës së Jugut. Një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një automjet, drejtuesi i të cilit nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Market Florenti

Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkohë, shoferi i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

TEB

Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar. Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar në trafik.

Koha