
Një aksident i rënduar trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkruan “Mitropol”.
Në këtë vetaksident është rrokullisur një veturë.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën Klinë-Skenderaj, në fshatin Klinafc gjersa raportohet se shoferi i veturës së rrokullisur ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia bashkë me merimangën për ta larguar veturën nga vendi i aksidentit./Mitropol/








