KOSOVËLAJME

Aksident i rëndë te Konviktet, Policia: Janë lënduar gjashtë persona

Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë përveç dëmeve të shumta, po shkaktohen edhe viktima të shumta.

Një i tillë ka ndodh edhe mëngjesin e sotëm te Konviktet e Studentëve ku janë lënduar gjashtë persona.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

Lajmin e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira,dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.