Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku sipas informacioneve të para janë përfshirë dy vetura, njofton Mitropol.
Aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa dyshohet se si pasojë e tij një person ka humbur jetën dhe disa tjerë janë lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat po merren me hetimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Mitropol do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë sapo institucionet kompetente të dalin me informacion zyrtar.







