Pellini
02KOSOVËLAJME

Aksident i rëndë trafiku në rrugën nacionale drejt Mitrovicës, tetë persona barten në spital

Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nacionale “Adriatiku”, në Mitrovicë rreth orës 17:45, njofton “Mitropol”.

“Aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë.”, siç bënë të ditur Policia e Kosovës.

Premium Store

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona.

Që të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës./Mitropol/

Pellini