Aurora Group
02LAJME

Aksident i rëndë trafiku në Tunelin e Parë tek Flotacioni – Policia dhe ambulanca në vendngjarje

 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Parë pranë Ambulantës dhe Flotacionit në Mitrovicë, ku dyshohet se ka persona të lënduar, njofton Mitropol.

Dukato 1

Pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencë të shtuar të policisë dhe ekipeve emergjente, të cilat po merren me menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së parë.

Sipas dëshmitarëve, në aksident janë përfshirë një taksi dhe një veturë e tipit Golf 4.

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë duke u kujdesur për personat e prekur dhe duke bërë transferimin e tyre në QKMF apo Spitalin Rajonal, varësisht nga nevojat mjekësore.

Mitropol do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të ketë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës dhe institucionet shëndetësore.

Premium Store