
Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Nadakoc.
Në pamjet e dërguara në VushtrriaOnline, shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Në vendngjarje janë edhe njësitet policore, poashtu aty shihet edhe një autoambulancë.
Ende zyrtarisht nuk ka konfirmim për shkallën e lëndimit, apo lëndimet eventuale nga ky aksidenti.








