KFC
02LAJME

Aksident mes 3 veturash në Zhabarë të Mitrovicës, ka të lënduar (FOTO)

Një aksident trafiku në të cilin një person ka pësuar lëndime sapo ka ndodhur në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.

Në aksident janë përfshirë tri vetura gjersa lëndime ka pësuar shoferi i një veture e cila ka rrëshqitur ose siç thuhet në popull i është bartur vetura.

Medi

Në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur ende as Policia e Kosovës e as ekipet shëndetësore, ndonëse dëshmitarët thonë për “Mitropol” se i kanë lajmëruar të dyja dhe ndodhen në pritje të tyre.

Koha