
Me datë 01 janar, në Rrugën Nacionale te Ulqinit afër udhëkryqit me rrugën Bashkimi Kombëtar në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku mes du veturash, shkruan “Mitropol”.
Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40 gjatë ditës së djeshme ndërsa të përfshirë kanë qenë një veturë me targa RKS dhe një tjetër me targa serbe.
Policia njofton se drejtuesi i veturës me targa RKS ishte një mashkull kosovar ndërsa ai me targa të huaja ishte boshnjak shtetas i Serbisë.
Aksidenti si pasojë ka lënë të lënduar njërin nga vozitësit i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi.








