Aksident mes veturës së policisë, një taksi, një veture civile dhe një motociklete (PAMJE)
Një aksident trafiku me dëme të theksuara materiale ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.
Në aksident janë përfshirë së paku katër mjete motorrike, mes të cilave një veturë e policisë, një taksi, një veturë civile dhe një motocikletë.
Aksidenti ka ndodhur në Tavnik, tek kryqëzimi që lidh me Shipolin dhe Zhabarin, një nga udhëkryqet e qytetit që tërë mitrovicasit e konsiderojnë si udhëkryqin më të papërshtatshëm në vend.
Nuk dihet për të lënduar nga aksidenti mirëpo Mitropol ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do hu mbajë të informuar për rastin.