
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, njofton “Mitropol”.
Në këtë aksident të lehtë trafiku janë përfshirë dy vetura, një e cila ndodhej në lëvizje individuale dhe tjetra e cila lëvizte në konvoj me vetura të tjera.
Bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it e cila e goditi nga pas veturën e një qytetari.
Nga aksidenti nuk pati të lënduar dhe dëmet ishin veç materiale./Mitropol/








