Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, katër të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Në aksident ishin të përfshirë dy automjete, ndërsa pamjet më poshtë tregojnë një veturë e rrokullisur në vend të ngjarjes.

Premium Store

Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Stanovc” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

 

Weelnes