
Foto ilustrim
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, njofton “Mitropol”.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Kçiq, gjersa vetura raportohet se ka përfunduar në arrat përreth.
Dëshmitarët kanë thënë për “Mitropol” se dyshohet edhe për të lënduar.
”Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të detajeve të aksidentit./Mitropol/







