
Një aksident trafiku ka ndodhur para ca çastesh në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Milloshevë.
Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një biçikletë, ku vetura ka goditur çiklisitin.
Pas goditjes që ka marrë nga vetura, drejtuesi i biçikletës është parë i shtrirë në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës, ndërkaq si shkak i aksidentit në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë janë shkaktuar kolona të gjata.
Përndryshe në Kosovë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, tri aksidente kanë përfunduar me fatalitet./Mitropol








