
Një aksident zinxhiror trafiku sapo ka ndodhur pranë tunelit tek “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.
Në aksident janë përfshirë gjithsejt 5 vetura, por nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti, veç dëme të vogla materiale.
Në vendin e ngjarjes ende nuk ka arritur Policia e Kosovës, gjersa në rrugë janë krijuar kolona të gjata./Mitropol/









