
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, aksident ai i cili ka përfunduar me fatalitet.
Lajmin e ka konfirmuar për “Mitropol” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në këtë aksident janë përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh rreth 55 vjecar, ndërsa lëndime kanë pasuar edhe katër persona tjerë.”, tha Zahiti për “Mitropol”.
Policia e Kosovës bën të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Kurse, njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.








