Market Florenti
02LAJME

Aksidenti në Kçiq: 6 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth një orë më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Florenti Company

Aksidenti ka ndodhur në segmentin në Kçiq dhe dyshohet se nga aksidenti ku janë përfshirë tri vetura.

TEB

“Mitropol” mëson se nga ky aksident kanë pësuar lëndime 6 persona.

Drejtori mjekësor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“6 persona janë të lënduar, 2 prej tyre kanë lëndime më të rënda. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Janë duke u kryer ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme. Po realizohen CT.”, tha Berisha për “Mitropol”.

Koha