
Mëngjesin e sotëm është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Siç mëson “Mitropol” në Mazgit sot është vetaksidentuar një automjet.
Këtë e ka konfirmuar për “Mitropol” edhe zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se fillimisht i raportua se një person po bën vozitje të rrezikshme në Veternik, e më pas po i njëjti është vetaksidentuar në Mazgit.
“Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar.”, tha Ahmeti.
I vetaksidentuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.
Rasti është iniciuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘ Sulm’ dhe ‘Dëmtim prone’./Mitropol/








