Active 2
KOSOVËLAJME

Aksidenti tragjik në Shirokë, viktimat janë nga Prizreni dhe njëri është 20 e tjetri 31-vjeçar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka në Shirokë të Suharekës.

Premium Store

Aksidenti ka ndodh ndërmjet një motori dhe një veture dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

Viktimat siç mëson Sinjali, kanë qenë të dy në motor, dhe dyshohet se janë të moshës së re. Të dy janë nga Prizreni.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H  viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Ndërsa,  shoferi i veturës është duke e marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

Dukato 1