Aurora Group
KOSOVËLAJME

Aksidentohen 4 vajza tek mensa e studentëve, policia jep detajet

Sot rreth orës 18:00 janë aksidentuar 4 vajza përkatësisht pranë mensës së studentëve në “Ulpianë”.

Rastin e ka konfirmuar Agron Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Premium Store

Në përgjigjien e policisë thuhet se vajzat e aksidentuara janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.   Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor.   Për  pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.   Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

 

Dukato 1