Aksidentohen dy të rinj pa patent shofer në Vushtrri, goditen për një muri, përfundojnë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy djem të mitur nga Vushtrria janë përfshirë në një aksident trafiku, shkruan “Mitropol”.
Të njejti janë aksidentuar pasi që kanë humbur kontrollin e veturës, duke u godite kështu për një muri
Sipas njoftimit të policisë, veç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar i mitur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Raporti i plotë:
“Fsh. Reznik, Vushtrri 12.06.2023 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar (i mitur), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin (pa patent shofer), nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një muri rrethues. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar i mitur. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.








